Ballina

“Daçiqi më tha s’tentuam të të vrasim”, çka i kishte ndodhur Enver Hoxhajt në Beograd

By GAZETA SCANNER 1

October 26, 2022

Ndodh rrallë që një zyrtar i lartë i Kosovës të shkojë në Beograd. Një nga këso vizita të rralla e kishte pasur Enver Hoxhaj në vitin 2014, si ministër i Jashtëm. Ai ka treguar një incident që i ka ndodhur në një ashensor atje.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi shkon nesër në Beograd, ku do të jetë pjesë e disa paneleve të diskutimeve. Kjo është një nga pak vizitat e zyrtarëve shtetërorë të Kosovës në kryeqytetin serb.  

Në vitin 2014, ish-kryediplomati Enver Hoxhaj kishte vizituar Beogradin, me qëllime të njëjta si Bislimi. Ishte ftuar atje për të marrë pjesë në një konferencë ndërrajonale.

Hoxhaj më vonë e pati treguar edhe një ndodhi në një ashensor, sa ishte në Beograd.

“Unë hyra në lift me 2-3 bashkëpunëtorë të mi, por edhe me 10 policë ose 9 policë të tjerë edhe pse lifti ishte shumë i madh. Papritmas u këput sajlli që mbante liftin, dhe nëse s’gaboj nga gati i dytë ne përfunduam në bodrum”.

Ish-kruyedipomati kishte treguar se kur ishte përshendetur me homologun e tij serb, Ivica Daciq, ai i kishte thënë se nuk ka pasur tentim për ta vrarë atë.

“Kur ia kam zgjatë dorën Daçiqit, ai më tha; Enver nuk ka qenë përpjekje me të vra ty” ka thënë ministri Hoxhaj.

Konferencën e kishte hapur Ministri i tanishëm dhe i atëhershëm i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daciq.

Asokohe, Hoxhaj e kishte cilësuar vizitën e tij si historike, pasi ishte e para e një zyrtari të lartë të Kosovës në Serbi.