Op/Ed

COVID- 19, virusi i dëmtimit Ekonomik Global por edhe dëmi më i madh

Shkruan: Ramiz Kelmendi

Numri i lartë i vdekjeve ditore, 15 persona në ditë dhe numri i lartë i të infektuarve me numër të vogël testesh, alarmon se jemi në një fazë ku institucionet do kolabojnë dhe do bjerë autoriteti ekzekutiv.

Përse duhet testuar numri i të gjithë atyre që shprehin simptoma dhe kontakte me të gjithë ata të cilët janë testuar dhe janë me rezultat pozitiv!? Është e drejtë ligjore dhe kushtetuese që të granatohet testimi dhe mjekimi për të gjithë qytetarët, nuk duhet të këshillohen qytetarët për masa izoluese pa u bërë testi i Covidit për 10 ditë apo më shumë, sepse edhe mundë të keqpërdoret çështja për ti anashkaluar obligimet që rjedhin nga puna por edhe testi garanton saktë diagnozën dhe emrin e mbiemrin që jep informata të mjaftueshme për tu testuar dhe përcjellurë simptomat për të gjithë të cilët kanë kontakte por njëkohësisht u shkruhet recepti për medikamentet të cilat duhet aplikuar dhe simptomat për të cilat duhet të lajmërohet në institucionin respektiv shëndetësorë.

Prandaj, sipas mendimit tim numri i të prekurve është shumë i lartë, sipas bisedave tejlkalon numrin 500 persona në ditë, një numër qyetarësh po dërgojnë teste jashtë Kosovës, një numër në çfarëdo forme po testohen për të ruajtur privatësinë, por testimi pa kufizim na e përcakton shkallën reale dhe masat që duhet ndërmarrë institucionet apo grupet e ekspertëve.

Pse duhet të bartet testimi për Covid – 19 edhe në IRSHP-të rajonale!? Po, sepse do të ketë paraqitje më reale të të gjithë atyre që shprehin simptoma dhe interesim dhe poashtu do të zvogëlohet mundësia e infektimit të familjarëve përcjellës dhe do kemi numrin real të personave të testuar me statusin e tyre, pozitiv apo negative.

Masat që po ndërmerren nuk mjaftojnë dhe nuk korrespodojnë me gjendjen aktuale që kemi. Numri më i madh i të vdekurve, më i larti në rajon është alarm për institucionet qeverisëse dhe institucionet ekzekutive. Është bërë demode kërkesa, lutja për të respektuar masat anti-Covid njëjtë sikur (kur kishte vdekje në komunikacion ndodhin lutje e apele për respektim të shenjave të komunikacionit si udhëzim detyrime, porse pa dalur policia, shumica e pjesëmarrësve në trafik nuk do i respektojshin ato masa). Bazimi në sygjerime profesionistësh dhe sygjrime tjera, pastajë moskoordinimi i vendimeve duke aplikuar dhe hequr vendime sa në çast e ka zbehur seriozitetin e masave dhe besueshmërinë në implemetimin e tyre. Andaj momenti për masa të duhura po kalon dhe dëmi që i sjellet vendit si në aspektin shëndetësorë të sigurisë ashtu edhe në aspektin ekonomik është më i madh dhe kjo shtohet sa më shumë që zgjate kjo agoni edhe nëse mendoni që duhet përgatitur të ballafaqohemi dhe të jetojmë me këtë virus për të cilin nuk kemi njohuri. Veçojë këtu edhe ekspertët që thonin se me ardhjen e verës virusi vdesë dhe do zhduket sikur gripi! Po tregohet se virusi po fuqizohet me simptoma dhe me marrje jetësh! Çka nëse ndodhë një virus i panjohur evolon në një virus me infektime dhe vdekshmëri të lart – atëherë qytetarët do të ballafaqohen me katastrofa të medha shëndetësore. Andaj, i sygjeroj institucionet që të bashkohemi dhe ta zhdukim këtë virus nga trevat tona. Sa më shkurtë që ky virus të qëndrojë në Kosovë, aq më mirë për qytetarët, ekonominë dhe institucionet.