KoronavirusiLajme

COVID-19 në Shqipëri, pas shumë muajsh asnjë të vdekur, 134 të infektuar

Gjatë ditës së sotme nuk ka pasur asnjë humbje jete në vendin tonë nga pandemia e COVID-19, pas shumë muajsh, ndërsa janë prekur 134 persona.

Në 24 orët e fundit  janë kryer 852 testime ku 100 qytetarë rezultojnë të shëruar duke e çuar në 7239 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë është: 61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë,  nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të vijojnë të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave kundër COVID-19 për të parandaluar përhapjen e këtij infeksioni. Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni. Ju lutemi mos e ulni vigjilencën, virusi është ende mes nesh dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse zbatojmë çdo ditë rregullat e vendosura, si armët e vetme në betejën me SARSCOV2”, apelon ministria.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.