KoronavirusiLajme

COVID-19 në Shqipëri, këto janë shifrat e fundit

Nga 3684 testime të bëra në 24 orë, 45 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në gjithë vendin janë 402 raste aktive ndërsa në spital janë 21 pacientë, bëhet me dije në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Asnjë viktimë nga COVID-19 nuk është shënuar në 24 orët e fundit, ndërsa fatmirësisht 17 persona janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.222.

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që qytetarët të vaksinohen në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e virusit, si dhe të shmangin grumbullimet.

“Muaji i hapur i vaksinimit i jep mundësi çdo qytetari +18 vjeç të vaksinohet ndaj Covid19. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet,” – shkruhej në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë –  146

Elbasan – 56

Kukës – 34

Vlorë – 32

Shkodër – 31

Lezhë – 30

Fier – 21

Berat – 18

Korçë – 15

Durrës – 14

Gjirokastër – 5.

.