Lajmest-slider

COVID-19, mbyll tri shkolla, kthehen në mësimin online (Dokument)

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë vendim sot që tri shkolla në Kosovë të kalojnë nga niveli A në nivelin C, në mësimin online, për shkak të përhapjes së COVID -19, raporton Gazeta Scanner.

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Pavarësia”, Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Prenk Jakova” në Prishtinë, dhe shkolla private “Hello” në Gjilan do të kalojnë, sipas skenarit të MASh, nga niveli A në nivelin C, mësim online.

Në vendimet që ka siguruar Scanner, për secilën, pas testimit të disa nxënësve dhe mësimdhënsve, jepen shifrat e të infektuarve te nxënësit dhe mësimdhënësit, që kanë rezultuar pozitiv me Covid -19, gjë ka shtyrë ministrin të marrë vendim që këto shkolla të kalojnë në nivelin C, pra të zhvillojnë mësimin online.

Me këtë rast, rekomandohen Drejtoritë Komunale që ta monitorojë gjendjen në vazhdimësi. /Scanner/