Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Adrian Çollaku ka komentuar kritikat e opozitës drejtuar Qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë se nuk ka qenë opozita, ajo e cila e ka dëmtuar Kurtin, porse ai e ka dëmtuar vetveten, ngaqë sipas tij, kryeministri nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna, përfshirë edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Në ditët e para kur është bërë Qeveria Kurti personalisht kam menduar që nuk është opozita ajo që do ta sfidojë. Është vetë z.Kurti ai që e ka dëmtu Kurtin”, ka thënë Çollaku në Politiko të Kanal10.
Sipas tij, votuesit e Kurtit tashmë e dijnë se ai ka mashtruar, ndërsa ka theksuar se premtimet e tij tashmë po i hakmerren.