Kulturë

“CODA” shpallet ‘Filmi më i mirë’ në Oscars 2022

By GAZETA SCANNER 1

March 28, 2022

“CODA”, filmi me në qendër njerëzit që nuk dëgjojnë dhe përpjekjet e tyre për të kuptuar botën, u shpall fituesi i çmimit “Filmi më i mirë” në Oscars 2022.

Me regji dhe skenar të Sian Heder, “CODA” u nominua gjithashtu për “Aktorin më të mirë në rol joprotagonist” dhe “Skenarin më të mirë të përshtur”, të cilët gjithashtu i fitoi.

Aktori Troy Kotsur i filmit “CODA” është aktori (mashkull) i parë nga komuniteti i njerëzve që nuk dëgjojnë, që fiton një Oscar. Ai u shpall mbrëmjen e sotme fitues i çmimit “Aktori më i mirë në rol joprotagonist”.

E para nga ky komunitet që fitoi një çmim Oscar ishte aktorja Marlee Matlin, e cila gjithashtu luan në “CODA”. Ajo fitoi Oscar në vitin 1987 si “Aktorja më e mirë” për rolin e saj në “Children of a Lesser God”.

Në “CODA” (Child of Deaf Adults), Kotsur luan rolin e një peshkatari i cili së bashku me gruan përpiqen të kuptojnë ëndrrat e vajzës adoleshente që dëshiron të bëhet këngëtare.