Ballina

CNN e shpall Trumpin fitues edhe në Pensilvani, veç 4 vota të Kolegjit Zgjedhor larg fitores

By GAZETA SCANNER 1

November 06, 2024

Televizioni CNN ka parashikuar se republikani Donald Trump do të fitojë edhe në shtetin tjetër kyç në garën për president, Pensilvani.

Pensilvania ka 19 vota në Kolegjin Zgjedhor. Një kandidati i nevojiten të paktën 270 vota në Kolegjin Zgjedhor për t’u shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale.

Sipas rezultateve të televizionit CNN, ish-presidenti aktualisht ka 266 vota të Kolegjit Zgjedhor, ndërsa rivalja Kamala Harris vetëm 188.