9 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Çmenduri në ndeshjen Uellsi – Irani, fituesi përcaktohet në minutat shtesë

- Advertisement -

Irani ka marrë një fitore spektakolare përballë Uellsit duke shënuar fitore në minutat shtesë.

Ka qenë Cheshmi që ka shënuar në minutën e 99-të pra në minutën e 9-të shtesë aq sa ishin dhënë në këtë takim për t’í dhënë Iranit tri pikë spektakolare. Goli i dytë u shënua një minutë më vonë nga Rezaeian për rezultatin 2:0.

Ishte kjo një ndeshje e luftuar shumë ku Uellsi nga minuta  e 86-të luajti me një lojtar më pak pasi portieri u ndëshkua me karton të kuq.

Pas dy ndeshjeve në fazën e Grupeve, Irani ka 3 pikë, Uellsi 1, ndërsa sonte luajnë Anglia e Shba që janë në të njëjtin grup.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit