Chelsea e ka hapur kuletën dhe pritet të bëjë shpenzime marramendëse në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.
“Blues” në fakt po planifikojnë të përforcohen, në mënyrë që të jenë sa më të fuqishëm në edicionin e ri.
Mediat britanike sot shkruajnë se pronarët e klubit nga “Stamford Bridge” i kanë bërë gati 400 milionë funte, apo më saktësisht 475 milionë euro për t’i shpenzuar në javën e fundit të afatit kalimtar.
Të Kaltrit ia kanë mësyrë Wesley Fofanas së Leicester Cityt, për të vazhduar me Michael Gordon të Evertonit.
Gjithashtu, londinezët e pëlqejnë edhe Pierre-Emerick Aubameyangun e Barcelonës dhe Rafael Leaon e Milanit.
Ndër të tjera, është përmendur edhe emri i mbrojtësit të Manchester Unitedit, Harry Maguire, i cili mund ta humb vendin për Botërorin e Katarit duke i pasur parasysh vështirësitë nëpër të cilat po kalon tek “Djajtë e Kuq”.
Pra, ky afat kalimtar pritet të jetë i zjarrtë në Premierligë, pasi edhe Man Utd ka paralajmëruar përforcime të tjera të mëdha.