Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, po qëndron në Kosovë.
Ajo ka bërë një vizitë në pjesën veriore të Kosovës, duke bërë homazhe te lapidari ku u vra Afrim Bunjaku dhe Enver Zymberi.
Krasniqi ka shkruar se çlirimtarët e Kosovës janë në Hagë.
Postimi i plotë:
Tmerri nuk harrohet por kjo eshte sakrifica per lirine!
Kjo dite e rende per mua, pervjetori i 25-te i krimit horror mbi mua qe bene kriminelet serb, krimin me çnjerezor qe njeh historia e lufterave, dhunimin. Edhe sot lufta ime per drejtesi vazhdon, edhe sot kam klithme brenda vetes qe vetem liria e vendit tim mi degjon e mi njeh. Une, isha femije kur mi shkaterruan endrrat, por une u rrita ne liri, kjo me beri qe t’mos dorezohem, te luftoj deri ne frymen e fundit per te drejtat tona. E sot,pavaresisht dhimbjes, vuajtjes…jam krenare me shume se me çdo dite tjeter, jam ne Veriun e vendit tim, aty ku frymon rendi e ligji, aty ku strukturat ilegale serbe me nuk kane strehe!
Nga Mitrovica e çlirimtareve te lirise, e Kadri Veselit me Rexhen dhe te tjeret ju bej thirrje prokurorise e policise se Kosoves, gjykatave qe te bashkepunojne me viktimat e krimit serb qe kriminelet serb qe jetojne ne Kosove te marrin denimin e merituar, e jo kriminelet te jetojne te lire ne token tone perderisa çlirimtaret i kemi ne Hage.
Mitrovice, forca jone, krenaria dhe motivi jone.
Edhe nje mije jete me i pase per ty Kosove i kisha dhene, per shtetin tone!
Avokimin per drejtesi do ta jetesojme vetem atehere kur te mbijetuarit e dhunes dhe tortures nga regjimi serb t’i shohin kriminelet serb prapa grilave!
Te dua MITROVICE.
Lavdi Herojve te kombit.