Lajme

Clark arrin në Kosovë, mirëpritet nga Abdixhiku

By GAZETA SCANNER 1

June 23, 2024

Ish-gjenerali i NATO-s, i cili udhëheqi fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, Wesley Clark, ka arritur sot në Kosovë.

Ai është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Adixhiku në selinë qendrore të subjektit politik.

Sipas njoftimit të LDK-së, Abdixhiku, do ta nderojë Gjeneralin Clark me Dekoratën Dr. Ibrahim Rugova, për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës.

Clark është mirëpritur edhe nga deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili./teve1.info/