Sport

Cityt i ka humb “udha”, tri humbje radhazi për një javë

By GAZETA SCANNER 1

November 09, 2024

Manchester City sërish ka pësuar humbje.

Kjo është hera e tretë me rradhë, që kjo skudër brenda javës s’arriti të sigurojë fitore.

Kësaj here ajo u mposht nga klubi Brighton, me rezultat 2-1.

City katër ndeshjet e fundit i ka humbje, gjë që si ka ndodhur për më shumë se një dekadë, ndërsa nën menaxhimin e Pep Guardiolës është hera e parë që kjo skuadër pëson diçka të tillë.

Gjatë përballjes me Brighton, Manchester City nuk ishte i dëshpëruar në fillim të ndeshjes, pasi në pjesën e parë Erling Halaand, shënoi gol në minutën e 23-të.

Skuadra kundështare i tregoi “dhëmbët” në pjesën e dytë, ku në minutën e 78-të Joao Pedro e barazoi rezultatin.

Në barazim skuadrat qëndrun për pesë minuta, derisa  Matt O’Riley i Cityt, e futi topin në rrjetën e kundërshtarit, gol ky i cili siguroi fitoren.