Manchester City dhe Interi po përballen në finalen e Ligës së Kampionëve.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje ka përfunduar pa gola.
Manchester City dominoi ndeshjen në shumicën e kohës, madje pati edhe rastet më të mira të shënimit, nëpërmjet Haaland dhe Bernardo Silva.
Kujtojmë se në pjesën e parë u lëndua Kevin De Bruyne, i cili u zëvendësua nga Phil Foden.