Sport

City afër marrëveshjes me Al-Hilalin për Cancelon

By GAZETA SCANNER 1

August 27, 2024

Manchester City ka arritur marrëveshjen me klubin nga Arabia Saudite, Al-Hilal, për transferimin e mbrojtësit anësor portugez Joao Cancelo, raporton “BBC”.

City ka pranuar ofertën prej 25 milionë euro nga Al-Hilali për mbrojtësin portugez.

Cancelo 30-vjeçar iu bashkua Cityt në verën e vitit 2019 nga Juventusi për 65 milionë euro. Ai së fundi ishte i huazuar te Barcelona.