Lajme

Çitaku: Qeveria ia paska mësyrë Këshillit të Prindërve, po dëshiron t’i shuajë zërat mospajtues

By GAZETA SCANNER 1

June 18, 2023

Pas akuzave të Këshillit të Prindërve të Kosovës drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shpallje të njëanshme të zgjedhjeve për këtë këshill, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Sipas Çitakut, qeveria po dëshiron ta shuajë çdo zë mospajtues.

“Pasi sulmuan brutalisht sindikatën e arsimit, Qeveria ia paska mësyrë Këshillit të Prindërve. Tashmë është e qartë, qeveria dëshiron ta shuajë çdo zë mospajtues. Secili është cak sulmi, deri në thyerje apo nënshtrim. Mediat, bizneset, sindikatat, madje edhe KFOR-i. Çfarë marrëzie!”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Prirjet totalitare tashmë janë të qarta. Kambanat po bien, e indiferenca në këto situata nuk guxon të jetë përgjigje.