Ballina

Çitaku: Qeveria ia ka mësy krijimit të armiqëve të brendshëm, mediave dhe gazetarëve

By GAZETA SCANNER 1

July 31, 2023

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku,  i ka rikujtuar Qeverisë Kurti se nuk e kanë harruar veriun, sanksionet dhe as koordinimin me Radojçiqin!

Në një postim në Facebook, ajo u ka pêrmendur disa nga skandalet në qeverisje, shkruan Scanner.

“Mbi dy vjet keqqeverisje të një mandati të dytë, të mbushur me skandale e afera korruptive, u provuan të mbulohen nga Qeveria me një situatë të tensionuar në pjesën veriore të vendit”, shkruan Scanner, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Nuk i kemi harruar veriun, sanksionet dhe as koordinimin me Radojçiqin!

Mbi dy vjet keqqeverisje të një mandati të dytë, të mbushur me skandale e afera korruptive, u provuan të mbulohen nga Qeveria me një situatë të tensionuar në pjesën veriore të vendit.

Derisa popullin e terrorizuan për disa muaj përmes populizmave luftënxitëse, shtetit ia sollën edhe sanksionet e para nga vetë aleatët më të afërt ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-ja.

Në krye të kësaj, u doli edhe përgjimi që dëshmon koordinimin e kësaj Qeverie me kriminelë si Millan Radojçiqi – në dëm të interesit të shtetit dhe qytetarëve.

E kur armiqët e jashtëm nuk u bën punë, u mësynë në krijimin e armiqëve të brendshëm: Mediat dhe gazetarët.

Pesë ministra e shumë zyrtarë, nga të gjitha llojet, sot janë nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Miliona euro të shpërdoruara e keqmenaxhuara nga ministria, ambasadorë e shefa të ndërmarrjeve – të cilat burimin e kanë të kreu i Qeverisë.

Stagnim në ekonomi, shëndetësi, arsim, diplomaci, drejtësi dhe secilin sektor tjetër në Qeveri.

Varfëri e dëshpërim në secilën familje të qytetarëve të vendit.

Ky është bilanci i vetëm i kësaj Qeverie, për të cilin, qytetarët do të dijnë të gjykojnë në momentin e parë që do ta kenë mundësinë.