Lajme

Çitaku përjashton mundësinë e koalicionit me VV-në: Jemi në zgjedhje për t’i fituar ato

By GAZETA SCANNER 1

May 14, 2024

Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, ka hedhur poshtë idenë e bashkëqeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje në të ardhmen. Ajo argumenton se dallimet e tyre në politikë janë të mjaftueshme për të parandaluar një bashkëpunim të tillë.

“Ne jemi në zgjedhje për t’i fituar ato dhe për t’i ofruar qytetarit të Kosovës një model ndryshe nga LVV. Ne nuk shohim mundësi që me Vetëvendosje t’i realizojmë planet dhe projektet tona”, tha ndër të tjera Çitaku në RTK Prime.

Ajo ka thënë se PDK “kërkon zgjedhje si instrument demokratik për të ofruar një platformë të re që synon të përmirësojë kualitetin e jetës së qytetarëve të Kosovës”.

“Partia Demokratike e Kosovës kërkon zgjedhje si instrument demokratik për të ofruar një platformë të re që synon të përmirësojë kualitetin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe që vendi të shkojë në zgjedhje, qoftë përmes të dorëheqjes së Kryeministrit, qoftë përmes të shpërndarjes së Kuvendit”, theksoi Çitaku.