Lajme

Çitaku për Qeverinë: Amatera të rrezikshëm, udhëheqja e shtetit nuk është lojë fëmijësh

By GAZETA SCANNER 1

December 28, 2022

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend dhe për vendimin e masës së arrestit shtëpiak për të dyshuarin për terrorizëm, Dejan Pantiq.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se “betejave” që nuk mund të ju shkosh në fund, është më mirë të mos i fillosh.

Ajo i ka quajtur qeveritarët “amatera të rrezikshëm”.

“Betejat të cilave nuk ke dije, guxim dhe vendosshmëri me ju shku deri në fund, është më mirë mos me i nisë fare. Amatera të rrezikshëm. Udhëheqja e shtetit nuk është lojë fëmijësh”, ka shkruar Çitaku.