Lajme

Çitaku, Kurtit: Thaçin, nëse nuk mund ta mbështesni, lejeni rehat

By GAZETA SCANNER

December 01, 2024

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Vlora Çitaku, i bëri thirrje Kryeministrit Albin Kurti që të rezervohet nga përmendja e ish-Presidentit Hashim Thaçi, nëse nuk mund ta mbështesë në përballjen e tij dhe të krerëve të tjerë të UÇK-së me Dhomat e Specializuara në Hagë, pas deklaroi se hendikepi kryesor për sigurinë në veri qëndron tek pamundësia e Ushtrisë së Kosovës për të operuar atje, për shkak të kufizimeve të trashëguara nga marrëveshjet e Thaçit.

“I nderuari Kryeministër, Armiqtë e Kosovës, ata të vërtetit janë jashtë Kosovës, e ata imagjinarët janë vetëm në mendjen tuaj. Hashim Thaçi, opozita, mediat, nuk qeverisin me Kosovën. E keni shumicën absolute, vendimet i merrni ju, si për polici, si për AKI, si për FSK-në. Ato vendime që janë në funksion të fuqizimit të Republikës i mbështesim edhe ne. E Hashim Thaçin, nëse nuk mund ta mbështesni, lejeni rehat. Sot ai është në betejë për historinë dhe të ardhmen tonë.” – tha Çitaku.