Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po flet për rritje ekonomike sikur të mos jetonte në Kosovë.
Çitaku pyeti se “a ka jetuar një familje më mirë para tre vitesh apo sot?”.
“Me pagën që e merr një mësues, polic, mjek, zjarrëfikës, a arrijnë të mbulojë shpenzimet bazike? “, pyeti e dyta e PDK-së.
Ajo theksoi se vetëm çmimi i energjisë është rritur sërish për 15 për qind.
“Dobët. Shumë dobët”, theksoi Çitaku.