Ballina

Çitaku: Kurti na solli marrëveshje pa njohje, por me Asociacion

By GAZETA SCANNER 1

March 23, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Serbia nuk ka argumente sot në tavolinë kundër Kosovës të cilën e përfaqëson ai përveç argumenteve që i kanë dhënë paraardhësit e tij.

Për këtë deklaratë të Kurtit ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku tha se vet kryeministri Kurti po i përdor ato dokumente sot.

“Çfarë ka nga marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës? Kryeministri i ka dokumentet që sot po i përdorë edhe vet: 1) Letra e Mogerinit për një asociacion në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 2) Letrat e njëpasnjëshme të Presidentëve të SHBA-ve për një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, dhe ligjërisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër“, ka shkruar Çitaku.

Tutje, ajo tha se kryeministri Kurti ia ka sjellë Kosovës vetëm një marrëveshje të përkohshme, pa njohje, por me asociacion.

Postimi i plotë:

Kryeministri paska deklaruar se argumente kundër Kosovës ka vetëm nga marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës.

Çfarë ka nga marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës? Kryeministri i ka dokumentet që sot po i përdorë edhe vet:

1) Letra e Mogerinit për një asociacion në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

2) Letrat e njëpasnjëshme të Presidentëve të SHBA-ve për një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, dhe ligjërisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër.

Çfarë na solli Albini?

Na solli një marrëveshje të përkohëshme, pa njohje, por me asociacion. Një marrëveshje me Nenin 7, përkatësisht autonomi territoriale dhe status të veçantë juridik për Kishën Ortodokse Serbe, e cila kështu hapë edhe Pakon e

Ahtissarit dhe Kushtetutën e Kosovës. #ÇkaKaÇkaSka