Lajme

Çitaku i reagon Qeverisë pas ndalimit të Tik Tok-ut: Ndaloni edhe shkeljet serike të Kushtetutës

By GAZETA SCANNER 1

June 28, 2024

Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e PDK-së, i ka reaguar Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, pas ndalimit të qasjes në Tik Tok në të gjitha institucionet shtetërore.

Çitaku ka thënë se Qeveria duhet të ndalojë edhe shkeljen e Kushtetutës.

“Ndalohet TikTok-u në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. Lajm i mirë ky. Me këtë harxh, ndaloni edhe kontratat njëburimore, shkeljet serike të Kushtetutës, subvencionet për familjarë, etj etj” – ka shkruar Çitaku në Facebook.