Ballina

Çitaku i reagon Ministrit Sveçla për pasaportat e skaduara: Shumë po kam dëshirë me besu që nuk është e vërtetë

By GAZETA SCANNER 1

January 08, 2023

Nënkryetarja e PDK-së dhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i ka reaguar përmes një postimi në Facebook Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Ajo ka thënë se Ministri Sveçla ka bërë kërkesë që tu lejohet hyrja e shtetasve të Kosovës në Gjermani me pasaporta të skaduara.

”Po lexoj raportime në media se ministri Svecla paska bërë kërkesë që të lejohet hyrja e shtetasve të Kosovës në Gjermani, me pasaporta të skaduara. Shumë po kam dëshirë me besu që nuk është e vërtetë”, ka shkruar ajo.