Ballina

Çitaku: Gjysma e parave për projektet e reja janë ndarë për komunat ku sundon Vetëvendosja

By GAZETA SCANNER 1

November 14, 2023

Vlora Çitaku, nga PDK tha se shumica e investimeve kapitale për buxhetin e planifikuar të kësaj qeveria janë projekte sipas saj, të qeverive paraprake.

Ajo në një postim në “Facebook”, tha se projektet e reja, gjysma e parave janë ndarë për komunat ku sundon LVV.

Shumica e investimeve kapitale për buxhetin e planifikuar të kësaj qeverie janë për projekte të moçme, të qeverive paraprake. Ndërsa te projektet e reja, gjysma e parave janë ndarë për ato pak komuna ku sundon Vetëvendosja”, ka shkruar Çitaku.

Teksa tha se komunat që udhëhiqen nga LVV kanë transparencë me të ulët.

“Sipas raporteve kredibile, janë mu keto pak komuna ku transparenca dhe ekzekutimi i projekteve kapitale është më e ulta. Pra paratë e taksapaguesve po ndahen në baza partizane. Këto janë fakte. Numra. Raporte. Çdo gjë tjetër është propagandë, e vetmja fushë ku qeveria po shkëlqen”, tha ajo.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=323322760328646&id=100079527735092&mibextid=Nif5oz