Lajme

Çitaku: Gjatë qeverisjes ndërtuam mbi 1883 kilometra rrugë e mbi 130 shkolla

By GAZETA SCANNER 1

October 16, 2024

Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka theksuar arritjet e qeverisë së PDK-së në ndërtimin e institucioneve dhe infrastrukturës në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.

Ajo në Debat Plus, ka theksuar se nga viti 2007 deri në vitin 2018 janë shtruar mbi 1 mijë e 883 kilometra rrugë dhe janë ndërtuar mbi 130 shkolla

“Kur e kemi marrë ne udhëheqjen e qeverisë në vitin 2007, në prag të shpalljes së pavarësisë, Kosova nuk ka qenë shtet, nuk ka pasur institucione, as infrastrukturë. Nga viti 2007 deri në vitin 2018, janë shtruar mbi 1 mijë e 883 kilometra rrugë dhe janë ndërtuar mbi 130 shkolla. Buxheti i Kosovës në atë kohë ishte rreth 700 milionë euro”, ka deklaruar ajo.

Çitaku gjithashtu kritikoi qeverinë aktuale, duke theksuar se, megjithëse tani ekziston një shumicë e madhe në numra dhe një pushtet i absolut, sipas saj, nuk është realizuar asnjë projekt.