Ridvan Muharremi i afërt me kryeministrin, Albin Kurti, është nën masën e paraburgimit.
Ai dyshohet se është i përfshirë në skandalin me rezervat shtetërore, shkruan lajmi.net.
Durim Osmani, avokat i Irfan Lipovicës, zyrtar në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë, i cili poashtu është në paraburgim, ka folur për rolin që ka pasur Ridvan Muharremi në këtë aferë.
Ai ka thënë se duhet të vërtetohet se në bazë të cilës cilësisi që ka vepruar Muharremi, a ka premtuar përfitim të caktuar ndaj një personi tjetër, apo nëse ka pasur qëllim përfitimin material.