Ballina

Cili ishte propozimi i BE-së që pretendohet ta ketë refuzuar Kurti?

By GAZETA SCANNER 1

September 14, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nisën takimin në Bruksel – të parin pas më shumë se katër muajsh – në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Para takimit u tha se sot mund të ketë një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.Por kur u mendua që do të ketë marrëveshje midis palëve, kjo nuk u arritë.

Presidenti i Serbisë pas takimit tha se Kurti nuk pranoi të arrihet një marrëveshje.

“Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”, u tha Vuçiq gazetarëve.

Por cili ishte propozimi i BE-së që pretendohet që e refuzoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.