Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin u publikua hulumtimi se cili tregoi se cili nga pesë kryeministrat që kishte Kosova nga viti 2009 e deri në vitin 2022, ka realizuar më së shumti investime kapitale.
Bazuar në këtë hulumtim del se viti 2011, me kryeministër Hashim Thaçi kishte shkallën më të lartë të investimeve kapitale me 38.2%, ndërsa viti më i dobët është viti 2022 me kryeministër Albin Kurti, me vetëm 14.04 % të investimeve kapitale, përkundër se buxheti i vitit 2022 krahasuar me vitin 2011 është 1.5 miliard euro më i madh apo dyfishi i buxhetit të vitit 2011.
Hulumtimi i emisionit është bërë duke u bazuar në të dhënat zyrtare qeveritare, ndërsa është realizuar për nevoja të emisionit.
Emisioni KËTU.
Shprehur në miliona euro, viti 2013 ka qenë viti me më shumti investime kapitale, me gjithsej 554.813 euro, që del mi i lari në Kosovën e pasluftës. Në këtë vit, buxheti i tërësishëm i vendit ishte 1 miliard e 573 milion, që sipas përqindjes investimet krahasuar me buxhetin dalin të jenë 33.9%.
Sipas këtij hulumtimi, përqindja e investimeve kapitale, krahasuar me të hyrat ka filluar të bie që nga viti 2014, ndërsa që rënia më e madhe e investimeve kapitale është shënuar në vitin 2022, në vetëm 14.04 % nga 32.59% sa ishte në vitin 2009.
Krahasuar në euro, viti 2022 është më i mirë në investime për disa milion euro se viti e 2009, 2014 dhe 2015, por që buxheti i vitit 2022 është plot 1.8 miliard euro më i madh, çka e bënë vitin 2022 vitin me përqindjen më të ulët të investimeve kapitale pas pavarësisë së vendit.