Sport

Cilët janë skenarët që Kosova të renditet para Rumanisë?

By GAZETA SCANNER 1

November 13, 2024

Ndeshja me Rumaninë duhet të fitohet patjetër, që Kombëtarja e Kosovës të mbetet në garë deri në fund për vendin e parë.

Rruga më e vështirë, por që do të ishte më e sigurta, është ajo që tanët të shënonin fitore prej tri golave epërsi në Bukuresht, si dhe ta mundin ‘rrast’ edhe Lituaninë në Prishtinë.

Edhe opsioni i dytë lidhet me dy fitore të Kosovës, qoftë minimale, por që Rumania duhet të gabojë në udhëtim te Qipro.

“Dardanët” do të mund ta kapnin vendin e parë edhe me fitore ndaj Rumanisë e me barazim kundër Lituanisë, nëse rumunët humbin ndeshjen e fundit.

Në rastin më të keq, çdo rezultat tjetër pos fitores në duelin kryesor të së enjtes, do të nënkuptonte mbetje në Ligën C në kuadër të “UEFA Nations League”, duke humbur edhe mundësinë që përmes këtij kompeticioni, të sigurohej bileta për kampionatin botëror të vitit 2026.

Tabela aktuale në grupin e Kosovës. në UEFA Nations League

Liga e Kombeve është e ndarë në katër zona, raporton Klankosova.tv.

Në të parën gjendet kombëtaret më elitare, pastaj vjen Liga B, ajo C ku gjendet aktualisht Kosova si dhe Liga D.

Të katër zonat formësohen nga 4 grupe me po aq skuadra.

Vendet e para, kalojnë një Ligë më lartë, si dhe luajnë ndeshje në Play-Off, për kualifikim në botërorin e ardhshëm.

Përjashtim Liga A elitare, ku reprezentacionet garuese luftojnë për trofeun e ‘Nations League’.

Kampion aktual i këtij kompeticioni është Spanja, e cila e mundi Kroacinë në finalen e sezonit 2022/23, pas ekzekutimit të penalltive.

Spanjollët ishin finalistë edhe në edicionin paraprak (2020/21), por që u mposhtën në finale nga Franca me rezultat 2-1.

Fituesi i parë i Ligës së Kombeve ishte Portugalia, duke mundur 1-0 në finale, Holandën. /KlanKosova/