Mbase me sy nuk vërehet, por ajri në Kosovë, sidomos në zonat urbane, është goxha i ndotur.
Thirrje për kujdes, sidomos ndaj personave të moshuar dhe atyre me sëmundje kardiovaskulare dhe respiratore po bën vazhdimisht Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Prezencën e ngritur të grimcave ndotëse së fundmi e konfirmon edhe Shkumbin Shala nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit që funksionon kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës.
Ndotja e ajrit, sipas Shalës, i kalon vlerat standarde në mëngjes dhe mbrëmje.
“Çdo vlerë që ka një koncentrim të caktuar, sidomos e pluhurit PM10 dhe kur kalon në atë të pashëndetëshme, gjithmonë është shqetësim sepse neve na paraqitet ndotje e caktuar e ajrit, dmth grimca të papranushme që nuk janë të nevojshme të i shohim nëpër pajisjet tona”, ka thënë Shkumbin Shala – AMMK.
E kjo situatë po ndikon mjaftë tek qytetarët të cilët vuajnë nga sëmundjet e mushkrive.
“Në praktikën tonë të përditshme të shërbimit ambulantor kemi një rritje shumë të madhe të rasteve që kërkojnë ndihmë si pasoj e problemeve kronike apo probleme me frymëmarrje që vijnë si pasoj e komplikimeve që ndodhin në rrjedhën e rrugëve të frymëmarrjes”, ka sqaruar Flamur Marku – Pulmolog.
Aktualisht në Kosovë gjenden 13 mjete që bëjnë matjen e cilësisë së ajrit dhe funksionojnë në kuadër të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit.