Rozë

Cila është arsyeja? Kanye West dhe Ty Dolla paditen nga një grup reperësh

By GAZETA SCANNER 1

November 15, 2024

Kanye West dhe Ty Dolla janë paditur nga një grup reperësh për shkak të shkeljeve të të drejtave të autorit.

Vanda Watkins, AKA Criminal Manne, Hayward Ivy, producenti i AKA DJ Squeeky ngritën një padi kundër West, dhe bashkëpunëtorit të tij, të mërkurën, shkruan TMZ .

Ata pohojnë se kënga ‘Fuk Sumn’ nga albumi “Vultures 1” është mostër e punës së tyre pa kreditimin apo kompensimin e duhur. Paditësit pohojnë se janë zërat e tyre që Kanye dhe kompania e tij diskografike Yeezy i kanë marrë pa leje.

Kënga në fjalë është “Drank a Yak (Pjesa 2)” e DJ Squeeky. Criminal Manne pretendon se ky është zëri i tij në fillimin e “Fuk Sumn”.