Sport

Cikalleshi largohet nga Konyaspori, përflitet një rikthim në Shqipëri

By GAZETA SCANNER 1

August 24, 2024

Sokol Cikalleshi nuk është më një futbollist i Konyaspor.

Është vetë klubi turk që komunikon largimin e bomberit shqiptar nga skuadra pas plo 4 sezonesh.

“Dëshirojmë të falenderojmë Cikalleshin, i cili ka mbajtur veshur fanellën e skuadrës sonë që nga sezoni 2020-21, i cili ka marrë titullin ‘Golashënuesi më i mirë i huaj në Super League’, në emër të Konyaspor për të gjithë kontributin e dhënë për klubin tonë. I urojmë suksese në karrierë Sokolit, i cili djersiti fanellën jeshilbardhrë për 111 ndeshje”, njofton klubi.

Cikalleshi ka shënuar plot 30 gola dhe 11 asiste me Konyan, më së shumti në karrierën e tij, dhe tashmë mbetet një lojtarë i lirë në merkato.

Sulmuesi 34-vjeçar është përfolur më parë për një rikthim në Shqipëri, por tani mund të jetë gjithnjë e më pranë realizimit, siç raportojnë edhe mediat shqiptare së fundmi.

Gjatë karrierës së tij në Shqipëri, Sokol Cikalleshi është paraqitur për Kukësin, Besën, Tiranën e Skënderbeun.