Rozë

Çifti Obama nënshkruan marrëveshje me Netflix, arsyeja lidhet me Trump

CCifti i njohur, Michelle dhe Barack Obama do të bashkëpunojnë me aktorin e njohur të humorit, Adam Conover për të prodhuar një serial të ri komedi rreth qeverisë amerikane dhe administratës së Donald Trump.

Për serialin “The G Word with Adam Conover”, kompania e tyre e produksionit, “Higher Ground Productions” ka siguruar një marrëveshje me Netflix.

Ky serial do të bazohet në librin e Michael Lewis, “The Fifth Risk”, i cili hulumton kalimin e pushtetit nga administrata e Obamës tek Donald Trump pas zgjedhjeve të vitit 2016 dhe kaosin e madh që erdhi bashkë me të. Ndërkohë, pritet që seriali të fillojë prodhimin e tij në fillim të vitit 2021.

Kujtojmë se Donald Trump humbi këtë vit zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, ndërsa mandati i tij përfundon në muajin janar. Ai do të lirojë Shtëpinë e Bardhë për presidentin e ri të Amerikës, Joe Biden.