Shëndeti

Çifti amerikan feston 80 vjetorin e martesës

Çifti amerikan John dhe Charlotte Henderson do të festojë në 22 dhjetor 80-vjetorin e martesës, shkruan gazeta “Washington Post”.

Çifti John dhe Charlotte Henderson, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe është çifti më i moshuar në botë, do të festojë këtë fundjavë 80-vjetorin e martesës.

Sipas lajmit të WP, Charlotte, 105-vjeçare dhe John, 106-vjeçar, kanë 80 vite që janë të martuar dhe mbajnë titullin e çiftit bashkëshortor më të moshuar në botë.

Madje çifti Henderson ka hyrë në librin e rekordeve Guinness, si çifti më jetëgjatë.

Ata janë njohur me njëri-tjetrin në vitin 1934 ndërsa kanë qenë studentë në universitetin e Teksasit dhe janë martuar në vitin 1939.

Më 22 dhjetor çifti do të festojë 80-vjetorin e martesës.