Në moshën 84-vjeçare, Chuck Norris ka thënë se çdo ditë e më shumë po ndjehet më i ri.
Artisti i sporteve luftarake e festoi ditëlindjen të dielën e kaluar dhe e shënoi rastin me një video në Instagram që e shfaqte atë duke u ndjerë mirë dhe duke qëndruar aktiv.
“E dini, sot jam 84 vjeç, por ndihem sikur jam 48 vjeç! “, ka thënë Norris në videon e shpërndarë.
“Faleminderit të gjithëve për urimet e mrekullueshme për ditëlindjen. Zoti iu bekoftë”, shtoi Norris në mbishkrimin e tij, shkruan People.