Nënkryetari i Listës Serbe, Delibor Jevtiq, ka bërë të ditur se përfaqësues të këtij subjekti janë takuar me këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se kanë biseduar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë.
Jevtiq ka shtuar se në takim të pranishëm kanë qenë edhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Chollet, gjatë qëndrimit në Kosovë, u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, dhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.