Chelsea ka kaluar në finale të Carabao Cup, pasi mposhti Middlesbrough me rezultat të përgjithshëm 6-2 në dy gjysmëfinalet.
Të Kaltrit të martën mbrëma fituan ndeshjen kthyese me shifrat 6-1, në stadiumin “Stamford Brigde”, pasi humbën në takimin e parë me rezultat 0-1.
Golin e parë në ndeshje realizoi Howson, në minutën e 15’, i cili shënoi autogol. Golin e dytë e shënoi Enzo Fernandez, në minutën e 29’, teksa Disasi realizoi golin e tretë në minutën e 36’.
Golin e fundit në pjesën e parë e shënoi Palmer, në minutën e 42’, me këtë epërsi katërshifrore e Chelseat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Palmer shënoi edhe njëherë në minutën e 77’, teksa Madueke shënoi golin e gjashtë katër minua më vonë.
Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Rogers, në minutën e 88’.
Chelsea në finale të kësaj gare e pret fituesin e ndeshjes Fulham-Liverpool, sfidë që zhvillohet nesër duke filluar nga ora 21:00.
Ndeshja e parë është mbyllur në favor të Liverpoolit me shifrat 2-1.