Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, do të rikthehet te Chelsea në fazën përgatitore, pasi u rikuperua nga dëmtimi i rëndë i gjurit përpara afatit. Sulmuesi 21-vjeçar ka qenë jashtë fushës që nga këputja e ligamentit të kryqëzuar të përparmë në një miqësore kundër Aston Villa në Abu Dabi në dhjetor.
Por, pesë muaj pas rikuperimit të tij, Broja është rikthyer në stërvitje të lehta dhe synon një rikthim në aksion për “Blutë e Londrës” gjatë turneut të tyre parasezonal në Amerikë këtë verë. Para-sezoni i Chelseat do të fillojë në Kobham në fillim të korrikut dhe ata do të përballen me Vreksamin, Newcastlle, Fulhamin, Brajtonin dhe Borusia Dortmund në Shtetet e Bashkuara.
Broja pritet të jetë i disponueshëm për ato miqësore, të cilat fillojnë kundër të rinjve të Ligës 2, Vreksam më 19 korrik, me kusht që të mos ketë pengesa në rikuperimin e tij. Çellsi do të nënshkruajë me një sulmues të ri këtë verë dhe mbetet i sigurt për të nënshkruar një marrëveshje prej 50 milionë funtesh me sulmuesin e Lajpcigut, Kristofer Nkunku. Por Broja dëshiron shansin për t’u vendosur nën drejtimin e trajnerit të ardhshëm të Çellsit, i cili pritet të jetë Maurizzio Poqetinho.
Disa lojtarë të Chelseat përballen me të ardhme të pasigurta, por Broja nënshkroi një kontratë të re gjashtëvjeçare në shtator dhe hierarkia e Chelseat nuk e sheh atë si një lojtar që mund të shitet këtë verë.