Chelsea vazhdon të mos “ndezë”.
Skuadra londineze u mposht 0-1 nga Southampton, duke regjistrua ndeshjen e katërt pa fitore në Premier League.
James Ward-Prowse realizoi golin e fitores për “Shenjtorët” në minutat shtesë të pjesës së parë. Kapiteni ekzekutoi saktë një goditje dënimi.
Ky ishte goli numër 17 me goditje dënimi për Ward-Prowse, i cili synon të barazojë rekordin e David Beckham (18).