Sport

Chelsea në finale të FA Cup, eliminon Man Cityn

Chelsea dhe Manchester City janë përballur në kuadër të finales se FA Cup.

City pati kontrollin e lojës, pasi ata kishin topin më shumë në posedim në pjesën e parë, shkruan lajmi.net.

“Citizens” kërkonin të rrezikonin përmes aksioneve sidomos nga krahët, ndërsa “The Blues” rrinin gati për kundërsulmet e tyre.

Por, pjesa e parë përfundoi pa gola ndërmjet skuadrave.

Në pjesën e dytë, Chelsea arriti të rrezikojë përmes disa kundërsulmeve, sidomos Timo Werner dhe Mount ishin të rrezikshëm në tranzicionet e tyre.

Ishte Timo Werner i cili përmes një kundërsulmi të shpejtë dhuroi një asistim fantastik për Hakim Ziyech në min (55′).

City pati disa raste, por pa konkretizime, njëri nga ta ishte Sterling goditja e të cilit përfundoi jashtë kuadratit.

Në fund Christian Pulisic shënoi gol, por ishte pozitë jashtë loje.

Rezultati përfundimtar, Chelsea 1-0 Manchester City.