Sport

Chelsea kalon në çerekfinale të Kupës Carabao, Kepa sërish heroi

Chelsea ka arritur të kualifikohet për në çerekfinale të Kupës Carabao.

Chelsea ka triumfuar ndaj Southamptonit nëpërmjet penalltive, duke e mposhtur me rezultat 4-3.

Ndeshja e kohës së rregullt përfundoi me barazim 1-1, me blutë që udhëheqën në pjesën e parë pas golit të shënuar në minutën e 44-të nga Kai Havertz, për t’u barazuar rezultati menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, nga Che Adams në minutën e 47-të.

Sikurse në raundin paraprak ndaj Aston Villas, edhe në këtë raund heroi ishte portieri spanjoll, Kepa Arrizabalaga, i cili priti dy penallti në ndeshjen ndaj Southamptonit dhe i siguroi skuadrës së tij kualifikimin tutje.