Sport

Chelsea jo i denj për Cityn

By GAZETA SCANNER 1

May 21, 2023

Manchester City ka vazhduar me fitore rutinore, pasi ishte shpallur kampion i Premier Ligës dje kur Arsenali u mposht nga Nottingham.

Ndonëse emrat kryesorë si Haaland, De Bruyne, Silva, Rodri e Gundogan ishin pushuar, ekipa e dytë të cityzens arritën të mposhtin Chelsean me rezultatin 1-0.

Sulmuesi Julian Alvarez ishte protagonisti i kësaj ndeshje me golin e vetëm të shënuar në ndeshje, për t’i dhënë fitoren skaudrës së tij.

Me këtë fitore ekipi i Pep Guardiolas arrin në shifrën e 88 pikëve si kampion tashmë, ndërsa Chelsea është në mes të tabelës në vendin e 12 me 43.