Chelsea ka shënuar fitore ndaj Tottenham Hotspur, me rezultat 2-0, në kuadër të Premier Leauges.
Golin e parë e ka realizuar Trevoh Chalobah, në minutën e 24’, pas një harkimi të bukur nga Conor Gallagher. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, të Kaltrit e shënuan edhe një gol në minutën e 72’, me anë të Nicolas Jackson.
Chelsea pas fitores kalon në vendin e tetë me 51 pikë, pas 34 ndeshjeve, teksa Tottenham në pozitën e pestë me 60 sosh, shtatë pikë larg Aston Villas që është në pozitën e katërt me një ndeshje më shumë të zhvilluar.