Sport

Chelsea gati të “blindoj” yjet e rinj

Klubi anglez, Chelsea është duke planifikuar që të rinovojë kontratën me yjet e rinj Tammy Abraham dhe Reece James, raportojnë mediet britanike, përcjell GazetaScanner.

Të dy lojtarët janë duke treguar fomë të lartë këtë sezon të garave me “Blutë” e Londrës, veçmas sulmuesi Abraham.

Trajneri i londinezëve, Frenk Lampar është i kënaqur me formën që po tregojnë kjo dyshe, dhe siç thuhet, tekniku anglez, dëshiron t’i mbajë në skuadër edhe për disa sezona Abraham-in dhe James. “Chelsea planifikon të rinovojë kontratat me yjet e rinj, Tammy Abraham dhe Reece James”, shkruajnë mediet në ishull. /GazetaScanner/