Sport

Chelsea gati përforcimin e radhës, talenti i Premier League në “radarët” e “bluve”

By GAZETA SCANNER

July 07, 2023

Ardhja e teknikut Mauricio Pochettino në krye të pankinës së “bluve”, po shkakton një “revolucion” të vërtetë te këta të fundit, ku pas shitjes së lojtarëve të “panevojshëm” dhe zyrtarizimeve të Christopher Nkunku e Nicholas Jackson, tashmë “londinezët” kanë një objektiv të ri.

Bëhet fjalë për “katalizatorin” e mesfushës së “pulëbardhave” të Brighton, Moises Caicedo, i cili sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike është objektivi kryesor i “bluve” në këtë pjesë të mbetur të merkatos.

Problem pritet të jetë çmimi i lartë i ekuadorianit 21-vjeçar, me skuadrën e Brighton që i ka bërë të qarta kushtet e saj, teksa do të pranohen oferta nga 85 deri në 100 milionë euro për shërbimet e Caicedo.