Sport

Chelsea eliminon Aston Villan

By GAZETA SCANNER 1

February 08, 2024

Chelsea është kualifikuar në rundin tjetër të FA Kupës së Anglisë, pasi sonte mundi në udhëtim Aston Villan, me rezultat 1-3.

“Blutë” e Londrës janë treguar ekip shumë i fortë në duel me Aston Villan.

Të besuarit e Pochettinos, gjatë terë lojës e dominuan lojën, derisa Gallagher (11’), Jackson (21’) dhe Fernandez (54’), shënuan nga një gol për fitoren e Chelsea-s, derisa golin e nderit për nikoqirët Diaby (90’).

Londinezët kalojnë në rrethin tjetër të Fa Kupës, gare kjo e dyta për nga rëndësia në ishull, derisa Aston Villa i jep fund aventurës në këtë nivel garash.