Juventusi i ka ofruar Chelseas shansin për të nënshkruar me Federico Chiesan si pjesë e marrëveshjes për Raheem Sterling, megjithatë gjiganti anglez e ka refuzuar ofertën.
Sterling pritet të largohet nga “Stamford Bridge”, ngase klubi londinez është mbushur me lojtarë të rinj dhe nuk e sheh më anglezin si lojtar titullar.
Sipas gazetarit italian Gianluca di Marzio, Juventusi ka shprehur interesim për Sterlingun dhe iu është afruar “Bluve” me një ofertë këtë javë.
Juve tentoi ta ofronte Chiesan si pjesë marrëveshje për anglezin, sidoqoftë oferta u refuzua menjëherë. Chelsea ka interesim për italianin mirëpo i sheh marrëveshjet si të ndryshme, por që negociatat po vazhdojnë.
Chelsea mund të nënshkruajë me Chiesan vetëm nëse ia dalin ta shesin Sterlingun fillimisht, me këtë të fundit që nuk ka ndonjë ofertë konkrete përpos Juves.
Gjiganti italian assesi s’po ia del ta shesë Chiesan, të cilin e përjashtuan nga ekipi i parë. Roma është ndër klubet e lidhura me anësorin, megjithatë kjo e fundit gjithashtu nuk mund të bëjë ndonjë lëvizje pa e larguar Paulo Dybalan, i cili i ka thënë PO kalimit në Katar.