Armando Broja duhet të gjejë skuadër të re, pas vendimit të fundit të Chelseat për ta përjashtuar sulmuesin shqiptar.
Së fundmi, stafi teknik ka marrë një vendim radikal duke përjashtuar 4 lojtarët nga stërvitja me skuadrën e parë.
Ata janë urdhëruar të zbresin me ekipin e moshave deri sa të gjejnë një skuadër të re ku të vijojnë karrierën, raporton Fabrizio Romano.
Disa klube kanë shprehur interesin për Brojën si Milani, Juventus, Everton, Wolves, por asgjë konkrete deri tani.
Chelsea dëshiron ta shesë me çdo kusht për t’i bërë vend afrimeve të reja dhe mbetet të shihet ku do të jetë e ardhmja e talentit shqiptar.