Sport

Champions: City e fiton ndeshjen e parë kundër Kopenhagës në 1/16-tën

By GAZETA SCANNER 1

February 13, 2024

Manchester City e ka fituar me rezultat 1:3 ndeshjen e parë të 1/16-tës në Champions League.

Epërsinë “qytetarëve” ua dha Kevin de Bruyne, në minutin e 10-të.

Danezët barazuan në minutin e 34-të, me Matt Mattson.

Por, ende pa përfunduar 45 minutat e parë, skuadra e Pep Guardiolas e riktheu epërsinë me Bernardo Silvan, i cili realizoi në minutin e 45+1.

E fitoren anglezëve nga Manchester ua dha Phil Foden.

Ai e vulosi rezultatin përfundimtar 1:3, duke shënuar në minutin e 92-të.

Në aksion e golit të tretë gisht kishte edhe belgu, Kevin De Bruyne, i cili pos asistit kontribuoi edhe me një gol.

Kështu Manchester City, është një hap afër çerekfinales së Championsit.

Mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati i ndeshjes së kthimit, që pritet të zhvillohet pas dy javësh.